AKTUALITET, 3 Dhjetor 2022, 20:07

Kafshoi dhe pështyu policët pasi shqetësonte klientët në një klub nate, arrestohet shqiptari në Itali

Kafshoi dhe pështyu policët pasi shqetësonte klientët

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi ka përhapur panik në një klub nate në Pesaro. 

Media italiane "Corriere Adriatico" raporton se shqiptari, i cili ishte në gjendje të dehur, filloi të shqetësonte klientët e klubit, aq sa pronari u detyrua të njoftonte policinë.

36-vjeçari, pasi pa karabinierët filloi t’i pështynte, kafshonte dhe t’i kërcënonte, duke mos pranuar të identifikohej. Ai u arrestua, iu vendos maskë në fytyrë që të mos vazhdonte të pështynte dhe u dërgua në burg.