AKTUALITET, 3 Dhjetor 2022, 18:12

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Elbasan

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident i rëndë ku për pasojë ka humbur jetën një person ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se ngjarja është shënuar në afërsi të Ibës, në Mullet.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.