TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para nga aksidenti me vdekje që u regjistrua këtë pasdite në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë Mulletit.
Sipas bluve, automjeti me drejtues Berat Beciri nga Maqedonia e Veriut, ka aksidentuar 33-vjeçarin Mevlan Shehu teksa ky i fundit ka tentuar të kalojë rrugën.
I riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të përplasjes së fortë.
Trupi i pajetë ka qëndruar për minuta të tëra në asfalt deri në identifikimin e tij nga i ati.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.