TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv u diskutua për vrasjen e një 14-vjeçari, nxënës në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar, pas debateve për një zënkë në rrjetet sociale.
Gazetarja Glidona Daci u shpreh se ka dështuar roli mbrojtës i oficerit të sigurisë në shkolla, ndërsa Ervin Hodaj, drejtor në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit tha se çështje është nën hetim dhe se prania e oficerit të sigurisë e ka reduktuar konfliktin në shkolla.
Glidona Daci: U trumbetua me të madhe oficeri i sigurisë në shkolla sikur do të shpëtoheshin fëmijët, operacioni “Tempulli” etj dhe sot një 14vjecar u vra e dy të tjerë u plagosën. Dyshohet se sherri ka nisur në rrjetet sociale.
Debatet kanë nisur për komente dhe fotot në rrjetet sociale. Por ajo që e bën më të tmerrshme këtë ngjarje, viktima ka një plagë në zemër dhe tjetri e ka plagën në pjesën e kraharorit, ndërsa i plagosuri tjetër ka një plagë në krah.
Viktima është Martin Cani, kishte pjesë e U-15 të Dinamos dhe sot shokët e tij nuk kanë dalë në stërvitje.
Ervin Hodaj: Është një ngjarje e rëndë që ka shokuar jo vetëm policinë, por edhe opinionin publik. Po trajtohet në mënyrë shumë të kujdesshme. Kemi të bëjmë me bashkëmoshatarë të mitur në konflikt me ligjin. Edhe trajtimi është më i specializuar. Policia po e trajton me shumë kujdes. Ngjarja ka ndodhur rreth orësh 13:00, ku pas një zënke në ambjentet e shkollës, të miturit kanë dalë dhe konflikti kanë agravuar. Arsyet janë komunikimet në rrjetet sociale, por është akoma nën hetim. Duke agravuar konflikti ka arritur deri në atë veprim tragjik. Institucionet, duhet të përfshihen në konfliktet e të miturve. Nuk jam dakord me zonjën Daci, që u trumbetua me oficerin e sigurisë në shkolla, në fakt nuk u trumbetua por e pamë të nevojshme.
Glidona Daci: Oficeri e ka ditur për konfliktin dhe nuk e ka bërë detyrën.
Ervin Hodaj: Kjo është pjesë e hetimit për të gjetur shkaqet dhe përgjegjësinë e gjithësecilit. Në të gjithë vendin ka impakt pozitiv oficeri i sigurisë në shkolla. Kur është implementuar kjo strategji, është reduktuar konflikti.