TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme kryeqytetin, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të rëndë mes adoleshentëve.
Sipas dëshmitarëve, thuhet se ambulanca ka ardhur më vonë dhe është dërguar me automjet në spital, nga pronarët e biznesit aty pranë. Thuhet se adoleshenti është goditur 6 herë e thikë në zemër dhe në bark.
Personi tjetër është goditur 2 herë me thikë, thotë gazetarja dhe se ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar. Sipas burimeve bëhet fjalë edhe për një djalë tjetër që është plagosur dhe po merr mjekim në një spital privat.
Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të rinjve. Ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit.