AKTUALITET, 18 Nëntor 2024, 17:39

Po vilte ullinjtë në Korfuz, 48-vjeçarin shqiptar e zë korrenti dhe humb jetën në vend

Po vilte ullinjtë në Korfuz, 48-vjeçarin shqiptar e zë

Një punëtor toke 48-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pasi gjatë punës ka rënë në kontakt me kabllot e energjisë elektrike në zonën e Spartulës në Korfuz.

Sipas burimeve, viktima po vilte ullinjtë me një pajisje elektrike, e cila ra në kontakt me kabllot e transmetimit të energjisë, duke rezultuar fatal për të.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje vetëm sa për të konstatuar vdekjen e tij. Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga policia e Paleokastricës.