AKTUALITET, 24 Tetor 2023, 09:01

Agjentët e BKH aksion për kapjen e Suel Çelës në Elbasan

Agjentët e BKH aksion për kapjen e Suel Çelës në
Suel Çela

Aksion në Elbasan për kapjen e Suel Çelës! Forca të ndryshme të policisë të asistuar nga agjentët e BKH kanë kryer një operacion për kapjen e personit të kërkuar. 

Forca e policisë kanë zbarkuar në tregun agroushqimor dhe në banesën e këtij të fundit. Ende nuk dihet nëse Çela është gjetur apo arrestuar, pasi ende nuk ka ndonjë njoftim nga uniformat blu.

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Luj është i njohur me kërkesat e gjykatës së Posaçme në ndryshimin e masës së sigurisë nga arresti me burg me një masë më të lehtë sigurie. Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkimin pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Sipas SPAK, Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Por, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës.