AKTUALITET, 23 Tetor 2023, 22:27

"Do të harxhoni të gjithë energjitë me çështjen e Berishës?"/ Sejamini pyet Boçin për pozicionin e opozitës pas akuzave të SPAK

"Do të harxhoni të gjithë energjitë me

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për akuzat e SPAK ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, lidhur me privatizimin e ish Kompleksit Partizani. 

Në emision nga folur edhe ish deputeti i PD, Luçiano Boçi, i cili njëlloj si pjesë tjetër e Foltores, kanë mbajtur qëndrimin që SPAK po e godet Berishën politikisht. 

Analisti Neritan Sejamini e ka pyetur Boçin, për kostot që lufta në mbrojtje të Berishës, mund të ketë për opozitën. 

Pjesë nga biseda: 

Neritan Sejamini: Po bie dakord që është goditje politike, por situata për PD-në është shumë serioze. Nëse ju do të përqëndroheni për të luftuar këtë padrejtësi, do të harxhoni kohë dhe energji dhe vjen fushata elektorale. Kjo ndoshta është strategjia edhe e atij që mund ta ketë ndikuar. A ka mundësi PD, forca dhe energji të merret me këtë dhe partia të ekzistojë?

Luçiano Boçi: Është shumë e saktë dhe vetë zoti Berisha ka thënë që aksioni politik që nisi në Parlament, me prononcimin dhe veprimin e deputetit do të vijojë sipas projektit pa u afektuar, por duke i shtuar edhe qëndrimin tonë, me tentativën për të bllokuar opozitën. Janë sprova për një parti që e tregoi forcën dhe ka arsyer për të ekzistuar, për të shpëtuar sistemin. Partitë marrin misione që mund të mos i kishim menduar. Kur padrejtësia është kaq e madhe edhe reagimi është kaq i madh.