AKTUALITET, 11 Nëntor 2023, 16:19

‘Jeta ime, në dorë të Zotit’/ Gazetari për vdekjen e futbollistit ganez: Ishte këshilluar nga mjekët për të mos luajtur, por…

‘Jeta ime, në dorë të Zotit’/ Gazetari për

Gazetari Jetmir Halilaj foli për ngjarjen tragjike që ndodhin në fushën e blertë, ku ndërroi jetë futbollisti i Egnantias, Raphael Dwanena.

Halialaj e quajti ngjarjen si tragjike, ndërsa shtoi se vetë Raphael Dwanena ka deklaruar se ‘Jeta ime është në dorë të Zotit’, ndërsa shtoi se se 28-vjeçari ishte këshilluar nga mjekët për të mos luajtur, por vendosi të mos e ndiqte këtë sugjerim.

“Nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë, por më kanë befasuar aftësitë e tij. I befasuar që edhe pas 2 sinjaleve që kishte marrë për shëndetin e tij, ai vazhdonte dhe luante futboll. Kjo temë është trajtuar edhe në media. Këtu po nuk ndodhi një tragjedi e kemi të vështirë të reflektojmë dhe t’i paraprijmë gjërat. Futbollisti kishte marrë udhëzim që nuk duhet të lunte futboll që prej vitit 2018. Ai vetë ka deklaruar se; ‘jeta ime është në dorë të Zotit’. Ky nuk është rasti i parë që një futbollist ka pasur probleme me zemrën, një prej tyre ka qenë një futbollist i Laçit. Duhet një rregullore e qartë se kush duhet të luajë dhe kush jo. Nëse një sportist me këto indice thotë që jetë e tij është në dorë të Zotit, a mund t’i paraprihet kësaj?”, u shpreh gazetari Halialaj.