TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme do të bëjë të hënën një tjetër përpjekje për të njoftuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe avokatët e tij mbi vendimet e shpallura ndaj tij prej datës 20 tetor kur u shpall verdikti i parë i masës “Detyrim paraqitje”, e më pas vendimi në mungesë ku ish-funksionari u mbrojt nga një avokat falas.
Cilido qoftë rezultati që mund të jetë marrje dijeni për vendimin apo refuzim, lëvizja e fundit e gjykatës që do të kryhet përmes ftuesve pritet të pasohet me dërgimin e ankimimeve të pjesshme në Gjykatën e Apelit. Por ndërkohë nga depozitimi i ankimimit të pjesshëm i mbrojtjes që këmbëngul se nuk e ka marrë vendimin e zbardhur, prej 12 ditësh dosja ka ngecur në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së parë Antikorrupsion.
Gjykata nuk mundet ta përcjellë në Apel, pa shteruar dhe veprimin e fundit që në rast refuzimi do të nisë numërimi mbrapsht i pesë ditëve të tjera. Kjo do të thotë se mes insistimeve seri për ta njoftuar dhe refuzimeve të vazhdueshme nga Berisha, mundësitë janë që deri në datën 20 nëntor dosja të qëndrojë e ngrirë pra as në Apel dhe as në Shkallën e Parë.
Megjithatë në një situatë kur ish-kryeministri nuk i është bindur gjykatës për t'u paraqitur në 6 nëntor dhe kur vendimi qëndron në fuqi edhe për të hënën e tretë të këtij muaji, gjatë ditës gjykata zbardhi një tjetër vendim ndaj ish-kryeministri dhe Jamarbër Malltezi në të cilin arsyeton se përse hodhi poshtë kërkesat e tyre për shuarje mase sigurimi. Gjykata thekson se të drejtat e personave të hetuar nuk janë shkelur. Gjykata citon tre qëndrimet e Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut të qytetarëve kundër Greqisë, vendeve të Ulëta dhe Francës.