AKTUALITET, 11 Nëntor 2023, 16:01

Sporti në zi! Solidarizimi i klubeve të futbollit shqiptar: Prehu në paqe Dwamena!

Sporti në zi! Solidarizimi i klubeve të futbollit shqiptar: Prehu

Sporti shqiptar në zi! Të gjitha klubet e futbollit shqiptar, duke nisur nga Partizani, që ishte në fushë kur ndodhi tragjedia e Raphael Dwamena-s, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta për sulmuesin e Egnatias.

“Klubi Partizani, Presidenti Demi dhe gjithë familja e kuqe shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Klubit të Egnatias për ndarjen nga jeta të sulmuesit Raphael Dwamena. Bashkohemi me dhimbjen tuaj në këtë moment tragjik për të gjithë futbollin shqiptar” – shkruan klubi i Partizanit.

28-vjeçari ganez u ndje keq dhe humbi ndjenjat në fushën e gjelbër dhe më pas humbi jetën.