TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se partia e tij është në një linjë me PD-në. Ai tha se opozita duhet të jetë faktor i madh për rikthimin e demokracisë në vend.
“Jemi në një linjë për rikthimin e të drejtave kushtetuese në Kuvend. Ne jemi në një linjë me PD, me çdo faktor opozitar në vend, që është për rikthimin e vendit në shinat kushtetuese, për rikthimin e shtetit në demokraci, që nuk mund të ndodhi pa vetë rolin që duhet të marrë opozita.”, tha ai.
Ndërkohë, Meta u pyet edhe për deklaratën e Berishës, që nuk përjashtoi as grevën e urisë.
“Mendoj që ka qenë një grevë urie që i dha një goditje të fortë sistemit. Ne do të jemi në bashkëpunim, në koordinim me PD, dhe faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë, në kontribut të rivendosjes së llogaridhënies. Për këtë gjë do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme. Ju doni të më përçani me Berishën? Secili ka stilin e vetë. Nuk mbaj qëndrim në bllok. Nuk mund të them që të gjithë ata atje janë ushtarë të Engjëll Agaçit.”, pohoi ai.