AKTUALITET, 31 Tetor 2023, 10:37

Ngelën jashtë banesave pas konfliktit me armë mes dy ndërtuesve, banorët e një pallati protestë para Prokurorisë

Ngelën jashtë banesave pas konfliktit me armë mes dy

Një pjesë e banorëve të pallatit “” në Tiranë, ku rreth dy vite më parë dy ndërtuesit u përplasën me njër-tjetrin, janë ngritur në protesta.

Ata po protestojnë para Prokurorisë së Tiranës për shkak se kanë mbetur jashtë banesave të tyre, prej ditës së konfliktit me armë.

Gjykata i ka lejuar banorët të hyjnë në apartamentet e tyre, por Prokuroria ende s’ka lëshuar një urdhri ekzekutimi për zbatimin e vendimit.

Banorët kërkojnë që ky vendim të ekzekutohet për 120 familje, siç është përcaktuar në vendimin e gjykatës, dhe jo vetëm për 4 familje, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Pallati “Star Construction” ndodhet në rrugën “Ndre Mjeda” dhe më 13 janar të vitit 2021 dy ndërtuesit Albert Allmuça dhe Sino Llanaj u përleshën fizikisht, sherr që përfundoi në plagosjen e këtij të fundit me dy plumba në këmbë.

Dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça janë në konflikt prej kohësh për pallatin në fjalë, projekt që e kanë nisur së bashku për ta përfunduar brenda vitit 2019.