AKTUALITET, 31 Tetor 2023, 11:40

Akuzat e SPAK ndaj Berishës për çështjen “Partizani”, Meta: Aktakuzë e diktuar nga Edi Rama!

Akuzat e SPAK ndaj Berishës për çështjen

Kreu i Partisë së Ilir Meta ka komentuar për hërë të parë akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Në një konferencë për mediat, Meta shprehet se kjo “është një aktakuzë e bërë në kongresin e PS nga Edi Rama, është një aktakuzë e diktuar në çdo elemente prej tij”.

Kreu i PL shprehet më tej se emri i kryeministrit Rama nuk përmendet në dosjen e çështjes “Partizani, edhe pse sipas tij, ai është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit, pasi sipas Metës “Rama ka garantuar përmes kapjes së drejtësisë paprekshmërinë e tij”.

Pyetjes së gazetarëve në lidhje me thirrjen në SPAK të deputetëve të PL, Meta tha se “ne kemi qenë dhe jemi të hapur ndaj çdo hetimi në respektim të Kushtetutës”.

Ilir Meta: Sa i takon qëndrimeve ndaj Berishës nga SPAK, dëshiroj të shpreh edhe njëherë keqardhjen për këtë rrëshqitje që nuk është  e papritur e  të ashtuquajturës drejtësi të re që del kundër kushtetutës e Parlamentin. E dimë që është një aktakuzë është bërë në kongresin e PS nga Edi Rama, është një aktakuzë e diktuar në çdo elemente prej tij, i cili për çështjen e ish-klubit Partizani është edhe personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit.

Emri i tij nuk del në dosje, se ka garantuar përmes kapjes së drejtësisë paprekshmërinë e tij dhe përpiqet që përdor prokurorë e gjykatës, në mënyrë që të godasë opozitën e vërtetë dhe të shfokusoj opinionin publik nga skandalet dhe aferat që bën çdo ditë.

Sa i takon personave që mund të jenë thirrur nga SPAK nga PL, ne kemi qenë dhe jemi të hapur ndaj çdo hetimi në respektim të Kushtetutës. Shumë çështje që deputetët dhe funksionarë të PL kanë depozituar në SPAK që faktojnë korrupsion nuk preken, pavarësisht që për to kanë firmosur deputet e emra të njohur publik.