TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për media, ku është shprehur se Parlamenti është kthyer në një zyrë të qeverisë.
Meta gjithashtu është ndaluar dhe te projektligji për prefektin, ku tha se është shembull i kapjes së shtetit dhe se e kundërshton.
“Parlamenti është kapur për fyti nga parlamenti dhe është kthyer në një zyrë të qeverisë. Bllokimi i të gjitha komisioneve hetimore është dëshmi e qëllimit të qeverisë për të mos dhënë llogari në Kuvend. Përjashtimi i deputetëve, është një mjet agresioni në mënyrë që të asgjësohet në funksionin e saj thelbësor dhe të vërtetat e mëdha të korrupsionit të qeverisë të mos zbulohen.
Bllokimi i projektligjeve të opozitës është një mjet tjetër presioni. Jemi në kushtet e një konfrontimi të hapur mes qëndrimit demokratik dhe transparent dhe regjimit shtypës të Edi Ramës. Një shembull i kapjes monstruoze të shtetit është projektligji për prefektin. Është super centralizim i pushtetit në duart e kryeministrit që nuk e lë të ecë Shqipërinë përpara. Ndaj ne e kundërshtojmë fuqimisht”, tha Meta.