TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Paraditen e sotme kreu i Dhomës Amerikane të tregtisë, Enio Jaço, zbuloi gjatë një konference, pesë sfidat me të cilët përballen anëtarës e Dhomës Amerikane të Tregtisë, të cilët kanë zgjedhur të investojnë në Shqipëri.
Jaço tha se çështjet problematike vijojnë të mbeten monopolet, tregtia e pandershme, nivelet e korrupsionit, burokracia në qeverisje, sundimi i ligjit dhe sfida e gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar.
“Ky vit po dhe viti që kaloi ka qenë një vit me sfida të jashtëzakonshme, ka pasur një ndërprerje të fortë të zinxhirit të furnizimit në tregjet globale, por kemi pasur gjithashtu çrregullime të shumta në tregjet lokale. Kemi pasur probleme energjitike dhe rritje çmimesh gjithashtu.
Me gjithë këto sfida indeksi i biznesit dhomës amerikane, që është një preceptim i mendimeve që anëtarët tanë kanë, të cilët përfaqësojnë 20% të prodhimit të brendshëm Në Shqipëri, dhe anëtarët tanë kanë qëndrueshmëri, dhe opztimizëm, dhe për këtë arsye indeksi i biznesit ka pësuar një përmirësim nga viti 2020 në vitin 2021.
Të njëjta çështje vijojnë të mbetetn sfida, si monopolet, tregtia e pandershme, nivelet e korrupsionit, burokracia në qeverisje dhe sundimi i ligjit së bashku me sfidën e gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar.
Këto janë pesë sfidat më të mëdha për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë”, tha Enio Jaço.