AKTUALITET, 12 Tetor 2024, 13:59

“Talebanët e politikës, vegla të Ramës”/ Deputetët e larguar nga PD krijuan partinë e re “Djathtas”, Berisha: Ata që mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin …!

“Talebanët e politikës, vegla të Ramës”/

Sali Berisha i ka quajtur “biza antiopozitë të Ramës” deputetët e larguar nga PD që krijuan partinë e re politike “Djathas”.

“Ata të cilët mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë janë talebanët e politikës, janë vegla të Ramës, dhe mund t’u vendosësh shumë epitete”, tha Berisha.


Kreu i PD-së, theksoi se është i gatshëm të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Ramës, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira.

Sali Berisha: Për Tao-Tao partitë siç është kjo e fundit e kupton vetë qëndrim e Berishës.

Për bizat antiopozitë të Edi Ramës është i njëjti qëndrim. PD është e gatshme të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Ramës, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira.

Ata të cilët mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë janë talebanët e politikës, janë vegla të Ramës, dhe mund t’u vendosësh shumë epitete. As Berisha dhe as një njeri tjetër nuk përcakton përveç shqiptarëve atë që ata duan në drejtim.