AKTUALITET, 6 Janar 2023, 14:15

Ja si do jetë moti këtë fundjavë, problem era të dielën. Sa do të shkojnë temperaturat

Ja si do jetë moti këtë fundjavë, problem era të

Edhe kjo fundjavë që presim do të vijojë të jetë me mot nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, raportojnë sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së Diel era kthen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.

Ja si do jetë moti këtë fundjavë, problem era të

Ja si do jetë moti këtë fundjavë, problem era të