AKTUALITET, 6 Janar 2023, 12:43

Mbyllet posta te 'Shkolla e Bashkuar'/ Pensionistët në radhë: Na i kanë transferuar shërbimet në Allias

Mbyllet posta te 'Shkolla e Bashkuar'/ Pensionistët në

Posta te 'Shkolla e Bashkuar' është mbyllur, duke detyruar qytetarët e pensionistët e kësaj zone të gjejnë pika të tjerë ku të kryejnë shërbimet. 

Pensionistët kanë pritur në radhë pranë postës së Alliasit, pasi u njoftuan se shërbimet janë transferuar në këtë zonë, për shkak se posta te 'Shkolla e Bashkuar' është mbyllur.

Teksa presin në radhë, pensionistët shprehen të revoltuar se nuk mund të presin me orë të tëra për të marë pensionin.

'Na i kanë transferuar shërbimet në Allias', tha njëra prej tyre.

Nuk dihet nëse posta te 'Shkolla e Bashkuar' është mbyllur përkohësisht, por deri në një njoftim të dytë pensionistët dhe qytetarët do të kryejnë shërbimet pranë postës në Allias.