AKTUALITET, 6 Janar 2023, 12:37

Zgjedhjet e 14 majit/ Rama takon sot drejtuesit politikë të PS për 12 qarqe

Zgjedhjet e 14 majit/ Rama takon sot drejtuesit politikë të PS

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste, do të mbledhë sot në një takim drejtuesit politike të qarqeve të vendit.

Takimi në fjalë i Ramës me drejtuesit politik të PS për 12 qarqe do të mbahet në orën 13:00 në vilën qeveritare 13 në zonën e ish-Bllokut.

Takimi në fjalë bëhet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Mësohet se secili prej drejtuesve politikë do bëjë raportimin e tij të detajuar për zhvillimet e ditëve të fundit, por dhe për organizimin në kuadër të 14 majit. Kujtojmë se Rama ka konfirmuar disa prej kryetarëve aktualë që do të garojnë sërish për zgjedhjet lokale.