TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në spitalin e Empolit në Itali, fëmija i parë që lindi në 2023 është një fëmijë prindërit e të cilit janë me origjinë shqiptare.
Mediat në shtetin fqinj raportojnë se foshnja me emrin Sole erdhi në jetë në spitalin San Giuseppe në Empoli në ditën e parë të vitit të ri.
Sole lindi në orën 02:10 minuta, ndërsa prindërit janë shqiptarë, por me banim në Larciano.
Nga ana tjetër, i linduri i fundit i vitit 2022 është një fëmijë që quhet Yan Kurtis , ai erdhi në botë në orën 19:31 me peshë 3.26 kg. Prindërit janë banues në Fucecchio, por me kombësi kamerune.