AKTUALITET, 2 Shkurt 2024, 16:42

Ishin nisur për në Spanjë, çifti shqiptar kapet me 340 mijë euro të padeklaruara, ja vendi ‘sekret’ ku i kishin fshehur

Ishin nisur për në Spanjë, çifti shqiptar kapet me 340

Doganierët e Dax në Francë, kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh të cilët janë kapur me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara.

Doganierët kanë ndaluar mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën A63, ku ata janë shprehur se po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës.

Për shkak të dyshimeve, mjeti i tyre është kontrolluar me qen nuhatës dhe pikërisht me ndihmën e tij, në bagazhin e mjetit është gjetur një pjesë metalike e cila është prerë.

Brenda saj është gjetur një vend i fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro cash, të prerjeve 20 dhe 50. Me dyshimet se paratë janë të ardhura nga droga, dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne.