AKTUALITET, 2 Shkurt 2024, 15:10

'Po ndërtojnë pa u shqetësuar', Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore publikon pamjet e resorteve në Parkun e Butrintit (VIDEO)

'Po ndërtojnë pa u shqetësuar', Forumi për

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka vijuar me denoncimin e ndërtimeve masive në zonën e Parkut të Butrintit.

Sot është prezantuar një video me pamjet nga ajri të ndërtimeve që vijojnë në zonën e Pemës së Tahtë, pjesë e parkut dhe askush nuk i shqetëson, sepse ndërtuesit janë ata të resorteve të liidhur me qeverinë.

Pamjet e fundit nga parku kombetar i Butrintit
Ja si po e mbron shteti shqiptar pasurine me te rendesishme kombetare te trashegimise dhe natyres. Ndertuesit e resorteve po vazhdojne te ndertojne ne zonen e Pemes se Thate, pjese e parkut te Butrintit pa u shqetesuar nga askush.