TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Beqaj qëndroi për rreth 40 minuta në SPAK, në kuadër të procedurave për masën ‘detyrim paraqitje’, në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit.
Pak ditë më parë Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes së tij nga SPAK, u ndal në një prononcim për mediat.
“Sot ishte e premte, që është dita e paraqitjes. Mora dhe hard drive me të dhënat e laptopit, që u sekuestruan në apartamentin tim në 28 dhjetor. Ditë të mbarë!”, tha Beqaj.