AKTUALITET, 22 Qershor 2024, 16:41

E dashura shqiptare e denoncoi për dhunë, përfundon pas hekurave 28-vjeçari gjerman në Tiranë

E dashura shqiptare e denoncoi për dhunë, përfundon pas hekurave

Një gjerman është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij shqiptare.

Në komisariat, 22-vjeçarja është paraqitur për të kryer denoncim dhe sipas saj, gjermani me të cilin kishte marrëdhënie sentimentale prej disa kohësh e ka dhunuar 3 ditë më parë në rrugën “Skënder Luarasi”.

Pas denoncimit gjermani Benjamin Muriz Duranoviç, 28 vjeç, u vu në pranga dhe do të përballet me drejtësinë.