AKTUALITET, 30 Dhjetor 2022, 14:13

Incineratorët/ Avokatët kërkojnë mbylljen e dosjes: Nuk gjykohemi dy herë

Incineratorët/ Avokatët kërkojnë mbylljen e dosjes: Nuk

Ditën e sotme është shtyrë seanca paraprake për dosjen e Inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se seanca e ardhshme do të zhvillohet në datë 18 janar, 2023.

Avokati Saimir Vishaj, deklaroi për mediat se do të kërkojë pushimin e çështjes për të gjithë të pandehurit e dosjes së Inceneratorit të Elbasanit.

Sipas tij, për Mirel Mërtirin, gjykata i është nënshtruar një procesi gjyqësor në 2018 dhe është shpallur i pafajshëm. Sipas tij, një hetim i dytë mbi të bie në kundërshtim me ligjin, ndërsa e cilëson këtë proces me prapavijë politike.

'Unë përfaqësoj Jonida Zeqon. Ajo që unë dua të them janë dy momente. Në vitin 2018 Gjykata e Elbasanit ka hetuar dhe gjykuar mbi pafajsinë e Mirel Mërtirit. Ky është një vendim tashmë i formës së prerë.

Neni 7 i gjykimit të rekordit të procedurës penale ndalon gjykimin dy herë. Pra në momentin që ekziston një gjykim i vitit 2021 i formës së prerë.

Procedimi penal ka filluar në bazën e kallëzimeve të forcave politike, mendoj se ky proces do të konsiderohet si proces politik.

Nuk mund të gjykosh dy herë të njëjtin fakt. Është gjykuar, janë nxjerrë të gjtha faturat me të cilat është bërë ky incinerator në Elbasan dhe ka rezultuar i pafajshëm.

Në seancën e rradhës do të kërkojmë që çështja të pushohet, për të gjtihë të pandehurit.'- tha Vishaj.