AKTUALITET, 30 Dhjetor 2022, 11:31

I vendosën tritol, zbardhet dëshmia e policit në Shkodër: Nuk kam konflikte!

I vendosën tritol, zbardhet dëshmia e policit në Shkodër:

Të tjera dalin në dritë në lidhje me tritolin në banesën e policit në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2:00 te mëngjesit te sotëm. Balkan Web raporton se efektivi ka qenë i vetëm në banesë në momentin kur eshte vendosur sasia e tritolit.

Dy persona dyshohet se kanë ardhur në këmbë të maskuar dhe kanë vendosur lëndën eksplozive dhe më pas janë larguar. Në banesën ku ndodhi ngjarja nuk ka kamera sigurie ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në kryqezime të ndryshme për të arritur në identifikimin e autorëve dhe më pas gjetjen e kapjen e tyre por deri më tani nuk janë identifikuar.

Efektivi Serra punon prej afro 3 vitesh në policinë vendore të Shkodrës duke sherbyer si patrulle. Pas ngjarje polici Serra ka deklaruar se nuk e ka idenë se përse është vendosur sasia e tritolit në banesën dhe makinën e tij.

Serra është shprehur se nuk ka patur konflikte me persona të ndryshëm apo ndonjë kërcënim të mëparshëm. Efektivi i policisë tha se nuk e ka idene se kush mund të jenë autorët e vendosjes së tritolit ndërsa ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë policia dyshon se tritoli ndaj kolegut të tyre mund të jetë për shkak të detyrës.