AKTUALITET, 30 Dhjetor 2022, 10:44

Dyshohet se u konfliktua me familjarët, 20-vjeçari kundërshton me dhunë policët gjatë shoqërimit për në komisariat

Dyshohet se u konfliktua me familjarët, 20-vjeçari kundërshton

Një 20-vjeçar me iniciale A.R. është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se gjatë shoqërimit për në komisariat ka kundërshtuar uniformat blu me dhunë.

Sipas policisë i riu është arrestuar për shkak të një konflikti në familje ku ai ishte përfshirë ndërsa nuk bëhen të ditura më shumë detaje.

Njoftimi i policisë

Oficerët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan arrestuan shtetasin A. R., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë shoqërimit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, për veprime të mëtejshme procedurale, në lidhje me një konflikt në familje, në të cilit dyshohet se ky shtetas ishte i përfshirë, 20-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, shërbimet e Policisë.