AKTUALITET, 16 Maj 2022, 09:11

Incidenti me ashensorin në spital, reagon QSUT: Si ndodhi ngjarja

Incidenti me ashensorin në spital, reagon QSUT: Si ndodhi ngjarja

Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' ka dalë me një deklaratë publike, pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e kaluar me ashensorin.

Përmes një reagimi publik, QSUT bën të ditur se pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensorit u lënduan pasi kishte një defekt. Pacientja, e cila është në moshën 80-vjeçare, rezulton me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.

QSUT sqaron se të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje e se pritet të kryhet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.

Reagimi i plotë:

Qendra Spitalore Universitare informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve.

Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit.

Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit.

Më pas pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor.

QSUT informon se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi.Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.