AKTUALITET, 15 Maj 2022, 19:55

“Rama mendon si Dodik”/ Berisha: Pa u njohur gjenocidi në Kosovë, Serbia nuk besohet!

“Rama mendon si Dodik”/ Berisha: Pa u njohur gjenocidi në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sërish vendimin e mazhorancës për të rrëzuar rezolutën që dënon gjenocidin e Srebrenicës.

Nga Shkodra ku zhvillon një takim elektoral me demokratët, Berisha tha se Rama mendon njësoj si Dodik. Sipas Berishës, pa u njohur gjenocidi në Kosovë, Serbia nuk mund të besohet.

“Unë nuk po flas për genocidet e kryera në kosovë që janë kryer në seri. Kanë kryer barbarinë më të madhe. Jemi ne për të konfliktuar marrëdhëniet. Ne dimë se pa njohur genocidin ndaj fqinjëve, Serbia kurrë nuk mund të besohet. Është interesi më i mirë i Serbisë ta njohë. Por Edi Rama mendon ndryshe, mendon njësoj si Dodiku. Mendon si Vulin i cili shpreh urrejtje ndaj shqiptarëve. unë i shtroj këto këtu me ju sepse kemi një mision të vështirë përpara. Duhet të ecim në këtë mision të pandalshëm, duke bindur çdo shqiptar që t’i dalë zot interesit tonë. Ne do begatohemi. I dalim zot interesit tonë, ne integrohemi në BE. Nuk ka lidhje me asgjë të shtirë kjo. Kjo çon thjesht në idenë që ky kom që ka sakrifikuar më shumë se çdo vend tjetër për liri. Ilir, liri e kishin emrin. Vetë misioni i kombit është liria. Në këtë kontekst, çdo qytetar, çdo demokrat është përpara një misioni të ri të madh, dhe nëse ne e konceptojmë të tillë, ne do të triumfojmë. Do fitojmë. Mos harrojmë” – tha Berisha.