AKTUALITET, 15 Maj 2022, 20:26

E rëndë në Vlorë/ 42-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në banesë

E rëndë në Vlorë/ 42-vjeçari i jep fund jetës,

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme ne qytetin e Vlorës. Një 42-vjeçar është gjetur i vetvarur në banesën e tij.

Ngjarja është shënuar në lagjen “Kushtrimi” në qytetin bregdetar rreth orës 19:35.

Sipas policisë, kanë qenë familjarët e tij që e kanë gjetur të vetëvarur 42-vjeçarin me iniciale F.A.

 Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:35, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në banesë është gjetur nga familjarët, i vetëvarur shtetasi F. A.,  42 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.