AKTUALITET, 15 Maj 2022, 23:39

Lezha, Durrësi dhe Tirana me rritjen më të lartë të fataliteteve në janar-mars 2022, vetëm Kukësi me ulje

Lezha, Durrësi dhe Tirana me rritjen më të lartë të

Qarqet e Lezhës, Durrësit dhe Tiranës ishin më të goditurat nga pandemia në tremujorin e parë të këtij viti, duke pasur vdekshmërinë më të lartë shtesë.

Megjithatë ky tregues ishte dukshëm më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur Covid-19 shkaktoi humbje të mëdha në jetë.

Sipas të dhënave të INSTAT, Në Lezhë, vdekjet u rritën me 36.6% në krahasim me mesataren 2016-2019, kur vendi ishte në një situatë normale, duke shënuar vdekshmërinë më të lartë shtesë në rang republike.

Durrësi renditet i dyti, me rritje prej 34%.

E treta për humbjet më të rënda është kryeqyteti, me 32.4% më shumë fatalitette. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në kryeqytet u shënua dhe rritja më e madhe e jetëve të humbura në vend, me gati 87% më shumë në krahasim me mesataren përkatëse të 2016-2019.

Dibra dhe Kukësi janë dy qarqet ku pasojat e pandemisë pothuajse janë zhdukur. Në Dibër vdekshmëria shtesë u rrit me vetëm 0.3%. Kukësi është qarku i vetëm në vend që regjistroi rënie të fataliteteve me 6.4% në raport me mesataren e 2016-2019. (shiko grafikun: Rritja e vdekjeve në T I).

Në raport me popullsinë, Gjirokastra vijon të mbajë rekordin për hymbjen e jetëve, për shkak të plakjes së popullsisë. Në tremujorin e parë, në këtë qarku u regjistruan 4.8 vdekje për një mijë banorë. I dyti ishte Berati, me 3.6 humbje jete për një mijë banorë dhe Korça me 3.4.

Humbjet më të vogl anë raport me popullsinë i ka Kukësi (2) dhe Tirana (2.2).

Pandemia po vret akoma, direkt dhe indirekt

INSTAT bëri të ditur se në janar-mars 2022, në vend u shënuan gjithsej 7,938 vdekje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia kulmoi dhe u regjistrua niveli më i lartë rekord i vdekjeve në historinë e Shqipërisë, numri është 22.3% më i ulët.

Por, në raport me mesataren 2016-2019 të janar-mars, kur vendi ishte në periudhë normale, fatalitetet janë rritur me 25.3%, në një tregues që pandemia vijon të vrasë, por edhe të pasojave që ka lënë te popullata që e ka kaluar Covid-19, duke përshpejtuar rastet fatale.

Mjeku pneumolog Petrit Malaj thotë se në tremujorin e parë 2022 ka pasur valë të Covid në vend, që është një fakt që ka shkaktuar rritje të vdekjeve shtesë. Ndërkohë ai pohon se Covid-19 ka shtuar barrën e sëmundjeve në vend, duke përshpejtuar humbjet e jetëve te personat që e kanë kaluar më herët atë.

Në total, që nga prilli i vitit 2020, kur filloi pandemia, në vend janë shënuar 16.2 mijë vdekje shtesë, në raport me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor.

Lezha, Durrësi dhe Tirana me rritjen më të lartë të

Lezha, Durrësi dhe Tirana me rritjen më të lartë të