TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folur para mediave pas daljes nga komisariati i Lezhës ku ishte i pranishëm për të ndërmjetësuar ndalimin e shoqërimit të tre qytetarëve.
Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij u shpreh se shoqërimi i tre personave gjatë mitingut të PS-së në Lezhë është një konflikt artificial dhe i stisur nga policia bashkiake.
Ai shtoi se policia po përdoret politikisht dhe se protestuesit janë marrë forcërisht pasi ishin paqësorë dhe kishin hapur vetëm një parrullë ku shkruhej "Na u zu fryma".
Gjekmarkaj theksoi se kjo është e vërtetë pasi qytetarëve të Lezhës po u merret fryma nga ndotja që po u bëhet nga një fabrikë në këtë zonë. Ai theksoi se protesta në një vend demokratik është një akt normal dhe pas protestës kthehen në shtëpi dhe jo në Komisariat. Në krah të Gjekmarkaj ishin edhe dy kandidatët e opozitës për deputet në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni dhe Lindita Metaliaj.