TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të bëjë publike marrëveshjen mes ish-kryetare së KLGJ, Naureda Llagami dhe USAID "për kapjen e drejtësisë".
Berisha u shpreh se kjo marrëveshje vlente 10 milionë euro. Ai tha se në marrëveshje shihet se si merren dhe shqyrtohen dosjet pa asnjë kualifikim
"Do sjell marrëveshjen Llagami-USAID. Se çfarë kompetencash u njihen në marrëveshje, nxënësve të Fondacionit Qemal Stafa. Se si ata marrin dosjet, se si shqyrtojnë dosjet, se si japin mendim për dosjet, pa asnjë kualifikim vetëm me shkollën e Delinës. E kemi marrë marrëveshjen dhe do e bëjmë publike. A ka ndërhyrje më të turpshme se kjo? 10 milionë euro!", u shpreh Berisha.