AKTUALITET, 2 Mars 2025, 11:43

Ina Zhupa më e votuara në primaret e Vlorës, deputetja e PD-së: Të punojmë të gjithë bashkë për fitoren e 11 majit!

Ina Zhupa më e votuara në primaret e Vlorës, deputetja e
Ina Zhupa

Është zyrtarizuar dhe rezultati i primareve brenda Partisë Demokratike, në qarkun e Vlorës.

Totali votave në rang qarku është 2584 fletë votimi.

Fituese e primareve në Vlorë është deputetja Ina Zhupa, me 765 vota, i dyti është ish-kryetari i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha 488 vota dhe e treta renditet ish-kryetarja e PD-së së Sarandës, Manjola Nikollo 402 vota.

Rezultatet përfundimtare në qarkun e Vlorës:

1-Ina Zhupa 765 vota

2- Atird Hoxha 488

3- Manjola Nikollo 402

4- Alta Haluci 188

5- Dashamir Tahiri 133

6- Nada Daullja 130

7- Afroviti Dhimojani 110

8- Nikola Kedhi 103

9- Mario Runa 70

10- Skerdjan Dhuli 47

11- Piro Ahmetaj 46

12- Liljana Emazi 39

13- Vladimir Rizvani 8

Zhupa falenderon demokratët

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka rezultuar më e votuara në primaret e PD, në Qarkun e Vlorës. Zhupa fitoi bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol, që janë edhe zonat që ka përfaqësuar dhe mesa duket do të përfaqësoj në kuvendin e Shqipërisë dhe mori mbështetje edhe në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Selenicë.

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka ndarë një mesazh falenderimi në rrjetin e saj social pas numërimit të votave. Ajo falenderon anëtarësinë dhe fton demokratët që të gjithë së bashku të punojë për 11 majin.

E para në Qarkun Vlorë, më e votuara në primare!

Falenderoj të gjithë demokratët që më besuan duke më dhënë vendin si e para në Qarkun e Vlorës, më e votuara me 765 votat e demokratëve të këtij qarku.

Falenderoj në mënyrë të vecantë demokratët e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit, ku isha fituese në çdo bashki, që në fakt janë zona ime elektorale, ata që unë përfaqësoj në kuvend. Gjithashtu edhe demokratët e Vlorës, Selenicës dhe Himarës për mbështetjen që më dhanë.

Kjo për mua është një përgjegjësi për një mandat tjetër në parlamentin shqiptar por kësaj radhe urojmë dhe do punojmë të gjithë bashkë që të kemi një mazhorancë të Partisë Demokratike, ku secili nga ne do jetë pjesë e fitores së PD.

Dua të falenderoj të 12 kandidatët e tjerë që morën pjesë në primaret e qarkut Vlorë për një garë cilësore, për një garë pa konflikte dhe në fund të këtij procesi të punojmë të gjithë sëbashku për fitorën e PD në 11 Maj.