TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ligji për legalizimin e kanabisit që u miratua dje në Kuvend është një ligj i kritikuar nga të gjithë. Sipas tij, ky ligj është paralajmëruar se dëmton të ardhmen e vendit.
Meta iu referua disa raporteve ndërkombëtare, që thonë se Shqipëria është shndërruar në qendër të trafikut të drogës.
Sipas tij, institucionet për të monitoruar dhe kontrolluar kultivimin e kanabisit janë të komprometuara.
Ai tha se “Rama me vetëdije të plotë mbajti premtimin që iu bëri narkotrafikantëve për shërbimet që iu bë në zgjedhjet e fundit”
Meta: Dua të denoncoj aktet e turpshme të mazhorancës dje në Kuvend me rastin edhe të mbylljes së punimeve të këtij sesioni, të cilat mbylli në mënyrën më të denjë sa i takon kapjes së shtetit dhe mënyrën më të dëmshme për qytetarët shqiptarë dhe për shtetin e së drejtës.
Dje pas mesnate në errësirë kuvendi miratoi ligjin e legalizimit të kanabisit, një ligj i kritikuar nga të gjithë dhe i paralajmëruar se do dëmtojë të ardhmen e vendit, i cili ka institucione të dëmtuara dhe të komprometuara për të kontrolluar zbatimin e një ligji kaq delikat, që ka dështuar edhe në vende me shtet të së drejtës më funksional se Shqipëria, aq më tepër kur është e qartë se të gjitha raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë si një vend që është shndërruar në qendër të trafikut të drogës.