AKTUALITET, 21 Korrik 2023, 12:09

Akuzohen se rrahën me grushte shefin e Policisë bashkiake të Bulqizës, policia shpall në kërkim 3 shtetas

Akuzohen se rrahën me grushte shefin e Policisë bashkiake të

Policia e Shtetit njoftoi se Shefi i policisë bashkiake të Bulqizës është rrahur brutalisht dhe se ka shpallur në kërkim autorët.

"Goditën me grushte, për shkak të detyrës, shefin e Policisë Bashkiake Bulqizë, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 3 autorët e dyshuar. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Këta 3 shtetas, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë.  

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"-tha policia.