AKTUALITET, 7 Mars 2024, 13:05

Ilir Beqaj nuk pranon faturën 120 mijë lekë të reja/ Të dorëzohet dosja pa paguar shumën

Ilir Beqaj nuk pranon faturën 120 mijë lekë të reja/ Të

Ilir Beqaj ka kundërshtuar në Gjykatën e Posaçme një faturë prej 120 mijë lekë të rinj. Bëhet fjalë për tarifën e kërkuar nga SPAK për t’i dhënë një kopje të akteve të dosjes. Ish-ministri nën hetim për “shpërdorim detyre”, i kërkon gjykatës të detyrojë SPAK t’i japë aktet e dosjes pa paguar shpenzimet procedurale paraprakisht.

Seanca e sotme, ku Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua me avokat, u shty për një datë tjetër për t’i dhënë kohë kërkuesit të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji.

Gjatë seancës avokati i tij ka pretenduar se duke qenë person nën hetim nuk duhet të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe se shpenzimet procedurale mund të paguhen vetëm në fund të procesit.