AKTUALITET, 7 Mars 2024, 10:45

Ervin Salianji ironizon deputetët e PS-së: Jeni dele. Kokën poshtë, kartonin lart

Ervin Salianji ironizon deputetët e PS-së: Jeni dele. Kokën

Deputeti i PD-së, Ervin Salinaji ka ironizuar ligjvënësit e PS-së në Kuvend, teksa votonin projektligjet mes zhurmueseve dhe tensioneve në sallën e Parlamentit.

“Jeni dele”, është shprehur Salianji, duke shtuar: “Kokën poshtë, kartonin lart”.

Deputetet e opozitës janë vendosur para foltores së Kuvendit me pankarta në duar.

“Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”, shkruhet në disa prej pankartave.

Ndërsa ashtu si edhe në skenarët e kaluar, deputetët e opozitës kanë ndezur zhurmuese.