TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj gjatë seancës parlamentare.
Bardhi ka akuzuar nënkryetaren Kuvendit se s’ka kuorumin e nevojshëm duke shtuar se po falsifikon votimin.
“Po falsifikon votimin! Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën Nuk ua falim këtë”, dëgjohet të thotë ai.
Ndërsa Ermonela Felaj iu përgjigj se ka kuorumin e nevojshëm për votim, duke shtuar se deputetët e opozitës shkojnë në Kuvend për të prishur seancën.
“Që në fillim u kujdesa të theksoj se kishim kuorumin e përshtatshëm për të filluar seancën, Siç kishim dhe vazhdojmë të kemi kuorum dhe për votimin. Dakord, po të uleshit do t’i kishit ndjekur të gjitha këto gjëra, por në kushtet që ju krijoni nuk kam detyrim t’ju jap përgjigje juve që vini për të prishur seancën”, tha Ermonela Felaj.