AKTUALITET, 16 Janar 2024, 08:45

Igli Hasani nis vizitën në Kosovë, zbardhet axhenda! Ja arsyeja pse nuk do të takohet me Albin Kurtin

Igli Hasani nis vizitën në Kosovë, zbardhet axhenda! Ja arsyeja

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka nis sot vizitën në Kosovë, në kuadër të turit 3-ditor në rajon.

Gjatë ditës së sotme ai do të zhvillojë takime me liderët politikë në Kosovë, përfshirë homologen e tij Donika Gërvalla, Presidenten Vjosa Osmani, dhe krerët e partive politike.

Takimi me kryeministrin Albin Kurti nuk është i mundur pasi ai ndodhet ne Davos për forumin ekonomik

AXHENDA:

09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla

10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla

10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu

11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca

14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi

15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi

16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku

16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR

17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj

18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj.