AKTUALITET, 15 Janar 2024, 22:47

“Kanë dëshmuar personazhe shumë të rëndësishëm”, Artan Hoxha zbulon detaje nga gjyqi kundër grupit të Shullazit

“Kanë dëshmuar personazhe shumë të

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames shkaktoi sot debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Dy ekspertet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK, thanë se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Ndërsa avokatët e të pandehurve tha se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha ë emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  se për këto dy ngjarje të rënda kanë dëshmuar personazhe shumë të rëndësishëm.

“Gjyqi kundër Emiliano Shullazit ka një gjykim për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame, ish-funksionar i lartë policisë dhe të Klodian Saliut një nga drejtuesit e asaj që njihej si banda e Durrësit. Të dyja këto ngjarje kanë ndodhur në harkun e 24 orëve, në shkurt të vitit 2004. Për të dyja këto raste prokuroria ka një person, një të dënuar, Luftar Reçi, i cili është me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Për të dyja rastet janë akuzuar disa grupe kriminale, Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj i Bandës së Durrësit, Viktor Ymeri i Vlorës, grupi i Shullazit. Për ngjarjen  e Vajdin Lames është pushuar gjykimi për Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishajn, gjykohen vetëm për rastin e Klodian Saliut.

Për rastin tjetër të Vajdin Lames, sipas palës mbrojtëse, i penduari i drejtësisë është i pabesueshëm, por prokuroria ka mbështetur deklarimet e Luftar Reçit dhe është kërkuar prezenca e drejtorit të policisë së Tiranës që ka qenë edhe në të kaluarën zyrtar i lartë i policisë.

Ai e ka kontaktuar disa herë kur ka qenë në burg Luftar Reçin. Ka qenë Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj kanë marrë deklarimet e tij për ngjarje të rëndësishme, por nuk i kanë marrë të besueshme deklarimet e tij, sepse, sipas tyre, nuk përputheshin me provat që kishin, që do të çonin në zbulimin e autorëve të krimeve. Aty kanë dëshmuar personazhe shumë të rëndësishëm dhe media i qëndron pak larg kësaj. Kemi të bëjmë me dy vrasje shumë të bujshme që janë pa autorë, dy njerëz shumë të rëndësishëm të asaj kohe”-tha Hoxha.