TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, me deputetin e PD-së, Ervin Salianji për mosndryshimin e opozitës në dekadën e fundit që është në opozitë, duke mos ofruar asnjë strategji të re për qeverisjen e vendit.
Sejamini deklaroi se nëse PD nuk hapet dhe nuk fiton simpatinë e simpatinë e shtresave të gjera të popullsisë, sidomos të popullsisë, urbane, të rinjve, grave dhe të të huajve, nuk mund të vijë në pushtet.
Biseda:
Neritan Sejamini: Strategjia e opozitës nuk ka ndryshuar fare, 12 vjet do të bëhen deri në zgjedhjet e ardhshme në një ballafaqim nga e cili ajo do të dalë e humbur. Një nga problemet që ka opozita është që ajo nuk reflekton, pasi dështon. Opozita këmbëngul me një njëjtën qasje, me të njëjtët njerëz, me të njëjtat fjalë. A ka ndonjë organizatë apo individ që provon me kokëfortësi 12 vjet të njëjtën strategji dhe nuk ndryshon. Fuqizimi vjen vetëm përmes ndryshimit. Sot PD e ka të pamundur që të ballafaqohet vetëm me pushtetin e z. Rama. E vetmja mënyrë është që të fitojë simpatinë e shtresave të gjera të popullsisë, sidomos të popullsisë, urbane, të rinjve, grave dhe të të huajve.
Vajtja te rrugica mund të jetë një simbolikë, por nëse një parti reduktohet në 3 metra katrorë rrugicë, vete përditë si xhiroja e mbrëmjes, bërtasin dhe flasin pëer gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët shqiptarë dhe demokracinë, kjo opozitë ka humbur lidhjen me realitetin.
Ne presim gjë tjetër nga opozita, të ndryshojë, të gjejë fjalë të reja, ide të reja dhe njerëz të rinj. Tani çfarë, vetëm pse janë në opozitë dhe kërkojnë llogari pse nuk na mbështesni? Kaq është opozita? Vetëm ankohen, ankohen, ankohen.
Ju do të ndryshoni, të dëgjoni dikë që të na tërheqë dhe të themi: bravo!
Ervin Salianji: Unë mendoj që po, ne duhet të ndryshojmë, ne duhet ta rikonceptojmë të bërit opozitë, duhet ta ndryshojmë qasjen e të bërit opozitë me publikun, të rihapemi drejt shoqërinë, duhet ta ribëjmë atë pjesë të PD-së duke hapur kushte gare.
Neritan Sejamini: Ka një plan për deoligarkizimin e Shqipërisë? Ka një plan kundër pastrimit të parave, një plan për ndryshimin e ekonomisë kur të vijë në pushtet se edhe kjo të shash dhe të përmendësh emra nuk është ndonjë gjë, sepse njerëzit i thonë emrat sot më me kurajo se opozita. Sot problemi nuk është se njerëzit nuk e dinë se kush po vjedh dhe me kë, problemi është se kush janë këta njerëz që do të ballafaqohen me këtë të keqe, po me të gjithë, jo vetëm me Ramën, por edhe me oligarkët, median dhe si do t’i nxjerrë kjo opozitë nga gjendja ku jemi? Dhe këtu opozita nuk artikulon asgjë.
Ervin Salianji: Nuk është e vërtetë. PD ka depozituar një ligj antimafia, lidje për këtë që e quani deoligarkizimin e shoqërisë, si duhet të filtrohen paratë para se të hyjnë në ekonomi, për portin e Durrësit se si të përfitonin qytetarët dhe jo vetmë ndërtuesi.
Neritan Sejamini: Këto ishin të gjitha të z. Basha. Ato keni akoma?
Ervin Salianji: Jo, i ka depozituar Partia Demokratike.