TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj në konferencën e fundit mbi treguesit e ekonomisë gjatë 11 mujorit e cilësoi 2022 si një vit të rrethuar me pasiguri të larta të cilat nuk janë materializuar ashtu siç pritej.
Sipas ministres, ecuria e ekonomisë ka rezultuar më pozitive se pritshmëria edhe pse efektet e krizës janë ndjerë.
Ibrahimaj: Efektet e krizës janë ndjerë, normat e larta të inflacionit në ngadalësim të importeve apo eksporteve të ndikuara nga ato produkte që kanë pasur rritjen më të madhe të çmimeve, në përgjithësi viti ka shfaqur ecuri pozitive ekonomike she shifrat më të fundit të INSTAT e tregojnë më së miri. Për 3 mujorin e tretë shifrat tregojnë që rritja ishte 4.02% duke çuar rritjen e 9 mujorit në 4.23% në krahasim me vitin e kaluar.
Këto janë rritje reale të ekonomisë dhe janë të zhveshura nga ndikimet e çmimeve. Pritshmëria jonë për mbylljen e vitit 2022 vijon të mbetet 3.7% dhe ecuria e treguesve të 3 mujorit të kartë vijo të mbështesë këtë ecuri ekonomike.
Ministrja duke krahasuar Shqipërinë me vendet e rajonit tha se vendi ynë ka pasur rritjen më të lartë.
Irbahimaj: Kosova është rritur me 2.7%, Maqedonia e Veriut me 2%, Mali i Zi me 2.8% dhe Serbia me 1% krahasuar me Shqipërinë që është rritur me 4%. Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit në krahasim me 3 mujorin e dytë të vitit.