TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola i ka kërkuar Edi Ramës që në deklaratat që bën për ngjarjen në Veri të Kosovës, ta përmendë në mënyrë të qartë se Serbia është orkestruese e sulmit, dhe të kërkojë një mbledhje të OKB-së enkas për këtë.
Mesazhin e tij për Ramën, deputeti i Vetëvendosjes e shoqëron me titullin e mediave online mbi lajmin se kryeministri i Shqipërisë nuk ka qenë dakort me deklaratën e Bashkimit Europian të datës 19 shtator.
“Kish bo fillimisht që ti mos me kërku konferencë ndërkombëtare për veriun, me qene eksplicit në përmendjen e Serbisë si orkestruese e sulmit terrorist, me fillu ofensive diplomatike përmes ministrave, veçanërisht atij të jashtëm dhe ambasadave, për t’i sensibilizuar vendet mike dhe me gjere, me kërku mbledhje të OKB-se enkas për këtë sulm të sponsorizuar terrorist të Serbisë… e qeshtu. Përndryshe, bëhet vonë” shkruan Gola në statusin e tij në Facebook.