AKTUALITET, 7 Mars 2023, 13:43

Edi Rama nga Berlini: Shqipëria ka ndryshuar, po bëhemi evropianë në aspektin e standardeve

Edi Rama nga Berlini: Shqipëria ka ndryshuar, po bëhemi evropianë

 
Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Në një konferencë të përbashkët, kancelari gjerman u shpreh falënderuar për bashkëpunimin me Shqipërinë.
Rama në fjalën e tij tha se ‘është bërë fakt që të gjithë njerëz pavarësisht profilit dalin para drejtësisë’.

“Samiti është një kënaqësi, respekt dhe një shprehje nderi. Po ashtu është dhe një detyrim ndaj aleatëve tanë të rëndësishëm, Gjermanisë. Kjo pasi samiti vjen në Tiranë. Samiti ka lënë një gjurmë të thellë tek ne, që mbi të gjitha është një barrë në vijimësi për të fituar respektin dhe duke u bërë një vend sa më evropian për standardet dhe sfidat. Jemi i vetmi vend në rajon që kemi bërë ndryshim, ku duhet të marrin shembull dhe vendet e tjera të rajonit. Natyrisht që ka shumë punë për të bërë, por tashmë është bërë fakt që edhe njerëz me profil të lartë mund të shkojnë para drejtësisë. Këto janë shenja shumë domethënëse të një rruge që vazhdon. Kombinimi i aspekteve ekonomike, financiare me shtysën që kancelari, përmes BE dhe SHBA, për marrëdhëniet Kosovë-Serbi”, tha Rama.