AKTUALITET, 7 Mars 2023, 13:24

Olaf Scholz: Mediat e lira dhe të pavarura janë pjesë përbërëse dhe thelbësore e demokracive tona europiane

Olaf Scholz: Mediat e lira dhe të pavarura janë pjesë

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët e kryeministrin Edi Rama në Berlin, u ndal tek anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

Sa i përket ecurisë së Shqipërisë, kancelari gjerman tha se në thelb mbetet sundimi i ligjit.

Në fjalën e tij, Scholz vuri theksin te mediat e lira dhe të pavarura, duke u shprehur se janë thelbësore për një demokraci europiane.

Olaf Scholz: Mediat e lira dhe të pavarura janë pjesë përbërëse dhe thelbësore e demokracive tona europiane. Ndaj kemi nevojë për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparent. Integrimi i shpejtë i të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike