AKTUALITET, 7 Mars 2023, 12:52

Scholz: Më 16 tetor Samiti i procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë

Scholz: Më 16 tetor Samiti i procesit të Berlinit do të mbahet

Më 16 tetor Tirana do të mirëpresë samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Lajmi u dha nga kancelari gjerman Scholz në konferencë me kryeministrin Rama.

“Jam i gëzuar që mirëpres kryeministrin Rama, Ballkani Perëndimor dhe integrimit i tij janë shumë të rëndësishme për mua.

Ballkani perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes europiane. Gëzohem që ti re dakord të ftosh në tetor samitin e ardhshme të procesit të Berlinit.

Përgatitjet për këtë kanë filluar, më 16 tetor do të zhvillohet samiti për herë të parë në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor. “ u shpreh Scholz