AKTUALITET, 7 Mars 2023, 13:39

Shkodër/ 700 kg duhan i grirë që do të tregtohej në kundërshtim me ligjin, në pranga tre shtetas

Shkodër/ 700 kg duhan i grirë që do të tregtohej në

Policia e Shkodrës ka finalizuar pas disa muajsh hetime, operacionin “Tabcco”, ku u gjetën dhe u sekuestruan 42 thasë me peshë totale 700 kg duhan të grirë, me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat, policia ka vënë në pranga tre shtetas dhe ka sekuestruar sasinë e madhe të duhanit.

Të arrestuarit janë:

-K. G., 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;

-H. G., 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

-A. G., 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tobacco”, si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.

Kishin magazinuar 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë, me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe sekuestrohet sasia e madhe e duhanit.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i një hetimi disamujor, të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim goditjen e shitje së kundërligjshme të duhanit të grirë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tobacco”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

-K. G., 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;

-H. G., 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

-A. G., 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient që përdorej si magazinë nga 3 shtetasit e arrestuar, gjetën dhe sekuestruan 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë që mbahej me qëllim tregtimin në kundërshtim me rregullat për shitjen e duhanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande”, të kryera në bashkëpunim.