AKTUALITET, 4 Janar 2023, 17:32

I plas kapsolla në duar, 12-vjeçari dërgohet në spital me dëmtime në fytyrë

I plas kapsolla në duar, 12-vjeçari dërgohet në spital me

Një fëmije 12-vjeç ka mbetur i plagosur nga përdorimi i lendeve piroteknike. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se mërkurës ne fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa i mituri u mor nga autoambulanca dhe u dërgua në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Mësohet se ai ka pësuar dëmtime në fytyre dhe sipas të dhënave ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia nisi verifikimet në lidhje me ngjarjen dhe nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 12-vjeçari është lënduar nga shpërthimi i kapsollave.